Lajme
Erdogan kërcënon kurdët: Do t’u shtypim kokat po s’u tërhoqën
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, thotë se Turqia do t’ua ‘shtypë kokat’ luftëtarëve kurdë nëse ata nuk tërhiqen nga zona e planifikuar e sigurisë në Sirinë Veriore
Turqia pranoi të enjten të pezullonte ofensivën për pesë ditë në mënyrë që t’i lejonte kurdët të tërhiqeshin nga zona. Por, të shtunën, të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se po shkelnin armëpushimin.
Ankaraja i konsideron forcat kurde, si terroriste, dhe do të krijojë një zonë të sigurt brenda Sirisë. Pavarësisht armëpushimit të përkohshëm, shkëmbime sporadike zjarri ka patur, veçanërisht përreth qytetit kufitar Ras al Ain.
Duke folur në një tubim në provincën turke Kayseri, Erdogan tha se nëse luftëtarët kurdë nuk tërhiqen deri mbrëmjen e të martës, sic u ra dakord për armëpushimin, ofensiva do të fillojë atje ku u ndërpre dhe trupat turke do të vazhdojnë të shtypin kokat e terroristëve.
“Nëse tërhiqen, në rregull. Nëse jo, minutën në të cilën do të përfundojnë 120 orët ne do të fillojmë nga atje ku e lamë dhe do të shtypim kokat e terroristëve”, tha Erdogan.
Lideri turk do të bisedojë javën e ardhshme me presidentin rus, Vladimir Putin. Të shtunën ai tha se nëse ato bisedime nuk do të japin një zgjidhje, Turqia do të implementojë planet e veta, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












