Integrimi
Erenik Yzeriaj, në mesin e 100 personaliteteve që po ndihmojnë ndërtimin e Zvicrës
Erenik Yzeriaj është përzgjedhur në mesin e 100 personaliteteve të cilët ndihmojnë në ndërtimin e Zvicrës frankofone
Revista e njohur zvicerane “L’HEBDO” i kushton një botim special 100 personaliteteve më të dalluara të Zvicrës romane.
Pas Avni Orllatit dhe Bashkim Isenit, Erenik Uzeiraj edhte shqiptari i tretë që është përzgjedhur në këtë listë prestigjioze.
Erenik Yzeriaj është djali i gazetarit Ilir Yzeri i cili së bashku me vëllain tjetër, Bledi Yzeiraj janë ndër shqiptarët e suksesshëm në Gjenevë. Kjo revistë i kushton edhe një portret të zgjeruar studentit të dalluar shqiptar.
Erenik Yzeiraj, zëvëndëspresident i AISEEC, 25 vjeç.
Çfarë ambicieje kjo e këtij të riu, lindur në Shqipëri, i formuar në shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë dhe ardhur në Gjeneve në moshën 20-vjeçare për të shfrytëzuar mundësitë e tij profesionale dhe cilësinë e jetës.
Ishte viti 2010. Erenik Yzeiraj ka përfunduar tashmë një Bachelor në menaxhimin e ndërmarrjes dhe ndjek një master në menaxhim.
Anëtar i Shoqatës ndërkombëtare të studentëve të shkencave ekonomike dhe tregtare (AIESEC), ai është prej atyre që e e kanë bërë qytetin e Kalvinit të mbetet ndërkombëtar, raportojnë mediat e Tiranës, përcjell “albinfo.ch”.
Detyrat e tij janë të negociojë dhe të krijojë partneritet me sipërmarrjet e mëdha të vendosura në Gjenevë dhe të krijojë marrëdhënie me shoqatat profesionale në Zvicër me qëllim që t’u propozojë atyre zgjidhje për rekrutimet e studentëve zviceranë jashtë Zvicrës.
Sic raporton gazeta “Tema” një mision që ai e ka shumë për zemër dhe në saj të cilit ai ka mundur që në një vit që të dërgojë rreth 40 studentë pranë trembëdhjetë shoqatave lokale.
Hiperaktiv dhe kurioz, ai nuk është emocionuar aspak edhe kur ka marrë fjalën dhe ka biseduar me Këshilltarin personal të Barak Obamës për çështjet e sigurisë numerike gjatë punës si moderator i rrjetit në Konferencat ndërkombëtare për Unionin ndërkombëtar të Telekomunikacioneve.
Ai është aq i integruar sa që shpeshherë është e vështirë të thuash nëse vjen që andej apo që këtej. E vetmja siguri, ai është i mpirë nga etja për karrierën dhe kërkon të bëjë gjithçka që të përfshihet në mjedisin e private banking.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














