Lajme
Ermira Mehmeti “ngrin” aktivitetin e saj në BDI
"Duke filluar nga sot dhe deri në përfundim të ketij mandati do të hesht. Po ashtu ua bëj me dije të gjithëve se me sot ngrij të gjitha aktivitetet e mia politike në strukturat lokale apo ato udhëheqëse të partisë"
Përmes një postimi në facebook, deputetja e Parlamentit të Maqedonisë nga BDI-ja dhe politikania e njohur shqiptare, Ermira Mehmeti deklaron se përfundon, ose “ngrin” aktivitetin e saj në këtë parti.
“Kisha deshirë dhe qëllim te sinqertë ta reformoj BDI. Isha e bindur se ka bazë dhe do të ketë gatishmëri për reflektim, në mënyrë që partia të bëhet më e fortë, më e konsoliduar, më e fuqishme në qeverisje.
Çdo tentim i imi hasi ne pengesa, kundërshtime dhe goditje të ulëta. Më sajuan afera, më prodhuan skenare, e nxisnin strukturën kundër meje. Mediet që financohen nga BDI u vunë në shërbim të tyre duke bërë fushatë për të rrënuar kredibilitetin dhe integritetin tim, shkruan Ermira Mehmeti.
“Të kapur pas funksioneve sikur t’ua kishte bërë nëna, të përjetshmit e kuptuan si kërcënim personal nevojën për reformim të partisë. Cdo tentim për të shpjeguar se partia është organ kolektiv dhe nuk i takon askujt personalisht, ata e kuptonin si cenim ndaj privilegjeve personale. Prandaj mobilizuan të gjithe poltronët të cilët, për pak para ose ndonjë beneficion të vogël, u vunë në mbrojtje të korrupsionit, vazalitetit dhe servilizmit. Na detyruan madje ta votojmë edhe Toni Naunovskin, sepse sigurisht që dikujt ia kanë pasur për borxh.
Unë sinqerisht mendoja se gjërat mund të ndryshojnë dhe se brezi i ri mund t’i printe reformës. Paskam gabuar”, konstaton më tej Ermira Mehmeti.
Duke filluar nga sot dhe deri në perfundim të ketij mandati do të hesht. Po ashtu ua bëj me dije të gjithëve se me sot ngrij të gjitha aktivitetet e mia politike në strukturat lokale apo ato udhëheqëse të partisë.
Lufta me hienat politike është luftë e humbur paraprakisht. Por, për të gjitha këto hiena kam një mesazh: koha ime në BDI ndoshta asnjëherë nuk do të vijë, por ama jam shume e bindur se koha juaj po përfundon!”, përfundon Ermira Mehmeti postimin e saj,
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











