Integrimi
Ermira Zyrakja-Lefort, koncert recital me piano në Gjenevë
Zyrakja shprehet e lumtur për rastin që i jepet për të luajtur vepra të kompozitprëve shqiptarë.
Pianistja e njohur shqiptare me qëndrim në Gjenevë të Zvicrës, Ermira Zyrakja-Lefort më 24 qershor do të ketë një koncert recital me vepra klasike të kompozitorëve shqiptarë.
Ky koncert bën pjesë në agjendën e festës 3 ditore të muzikës, organizuar nga qyteti i Gjenevës.
Zyrakja shprehet e lumtur për rastin që i jepet për të luajtur vepra të kompozitprëve shqiptarë. Këtë ndjenjë ajo e shpreh edhe në tekstin e afishes së koncertit: “Nëse do të jesh internacional, këndoji vendit tënd” thotë Beethoven. Dhe kjo nënkupton, bëj të njohur artin e vendit tënd, saktëson Ermira Zyrakja.
Rreth kompozitorëve që do t`i interpretojë në këtë koncert, Zyrakja-Lefort në prononcimin e saj për albinfo.ch thotë: “Kam zgjedhur disa vepra të kompozitorëve shqiptarë për piano si T. Harapi, Ç . Zadeja, K.Lara etj ndër më përfaqësueset e repertorit pianistik. Kjo, për nostalgji për vendin dhe muzikën klasike shqiptare por dhe për të kontribuuar në njohjen e veprave të këtyre kompozitorëve të talentuarDuke u nisur nga përshtypjet admiruese për muzikën tonë klasike me koncertet recitale në Londër, Qipro, ShBA, Dublin, Greqi, Francë, vendosa ta prezantoj dhe në Gjenevë me rastin e Festës së Muzikës.
Në këtë muzikë, publiku zviceran do të ndjejë emocionin e tonaliteteve dhe ritmeve që kompozitorët shqiptarë kanë marrë e janë frymëzuar nga muzika tradicionale instrumentale e këngët popullore. Mund të thosha që gati gati kanë bërë të “bindet” piano si instrument klasik, për të riprodhuar sonoritete speciale të instrumenteve si çiftelia e daullja…”, shprehet më tutje pianistja shqiptare për albinfo.ch. “Veprat e zgjedhura do të përcjellin karakterin epik e lirik, simbolikën legjendare ,tipike shqiptare që vazhdojnë të jetojnë e të jenë si burim krijimi. Kjo muzikë e pasur e origjinale që eshtë E Jona Muzikë, do jetë mbresëlenëse,siç e meriton, për spektatorin këtu”, thotë Ermira Zyrakaj Lefort në fund.
Koncerti mbahet më 24 qershor, e shtunë, me fillim në orën 16e 40 a l`Abri, Salle 1, Place de la Madeleine – Genève – Vieille ville. Hyrja është falas.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Qershor 2017
- Ora16:40
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit14 Qershor 2017 - 20:00
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












