Lajme
Erzë Dinarama me specializim mbi tranzicionin socio-ekologjik në projektimin territorial dhe urban në ETH Zurich dhe EPFL
Ajo është përfaqësuese në ekspozitën e 19-të ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias, 2025
Me vendim të jurisë të përbërë nga Dr. Rozafa Basha, Dr. Marina Otero Verzier, Polikseu Qorri-Dragaj, Adela Dcmetja, dhe Rudina Xhaferi, është përzgjedhur projekti fitues “Ansamble në shpërfaqje: Ekologjitë në ndryshim” nga Erzë Dinarama, transmeton albinfo.ch.
Ky projekt eksploron ekologjitë në ndryshim të shkaktuara nga klima dhe migrimin e specieve si një çarje—një moment kur sistemet ekologjike, kulturore dhe hapësinore të vendosura tronditen, duke hapur mundësi për transformim. Duke u përfshirë me tensionet midis mjeteve shkencore parashikuese me drejtim global dhe realiteteve socio-ekologjike lokale, instalacioni kritikon zgjidhjet universale ndërsa përqafon pasigurinë e peizazheve në ndryshim. Ndërsa këto ndryshime ndërthuren me qeverisjen, mirëmbajtjen, praktikat kulturore dhe dinamikat gjeopolitike, pavijoni fton vizitorët të perjetojne errësirën dhe tensionet e këtyre dinamikave të pazgjidhura si një terren pjellor ku mund të lindin forma të reja të agjencisë dhe bashkëpunimit.
__
Erzë Dinarama është arkitekte, dizajnere ndërdisiplinore dhe hulumtuese që punon në ndërthurjen midis urbanizmit, arkitekturës së peizazhit dhe ekologjisë. Ajo hulumton kompleksitetin e sfidave mjedisore përmes shkencës dhe dizajnit, duke i bërë këto sfida të dukshme përmes hulumtimeve estetike.
Erzë ka qenë e angazhuar në aktivitete mësimore në institucione si Politekniku i Milanos dhe Torinos, ETH Zurich, Shkolla e Dizajnit në Milano, Domus Academy ne Milano dhe Universiteti Polis në Tiranë. Ajo ka publikuar hulumtimet e saj me Routledge dhe i ka prezantuar ato në konferenca si Acadia, eCAADe, CAADRIA dhe simpoziumi Digital Double (ETH Zurich Future Cities Lab dhe Digital Visual Studies i Universitetit të Zurich-ut). Punimet e saj janë ekspozuar edhe në Muzeun Pecci në Itali.
Në praktikën e saj profesionale, Erza ka bashkëpunuar dhe ka qenë pjesë e studiove dhe institucioneve, duke përfshirë Carlo Ratti Associati, Fondacionin Manifesta dhe Studio Olafur Eliasson. Ajo shërbeu si anëtare e jurisë për Thirrjen e Hapur të Manifesta 15 Barcelona, dhe ishte pjesë e ekipit të Carlo Ratti Associati që zhvilloi vizionin urban për Manifesta 14 Prishtina.
Erza ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Politecnico di Milano dhe UC Berkeley dhe ka ndjekur një program specializimi mbi tranzicionin socio-ekologjik në projektimin territorial dhe urban në ETH Zurich dhe EPFL.
Si themeluese e Institutit SRD, Erza udhëheq një qendër ndërdisiplinore që eksploron dimensionet hapësinore të sfidave ekologjike. Aktualisht, ajo është artiste në rezidencë në projektin S+T+ARTS4WaterII, pjesë e programit të BE-së EU STARTS – Science, Technology, and Arts.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











