Kosova
Escobar: Korrupsioni, problemi më i madh i Ballkanit
Zyrtari amerikan foli për sfidat e rajonit në Këshillin e Atlantikut
Për Shtetet e Bashkuara korrupsioni është problemi më i madh për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dhe, sipas zëvendësndihmës sekretarit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për demokraci dhe luftë kundër korrupsionit, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj udhëheqësve të korruptuar.
“Korrupsioni është problemi më i madh për rajonin. Nacionalizmi dhe rivaliteti etnik është me të vërtetë vetëm një maskë për këtë (korrupsionin). Udhëheqësit duhet të ndërmarrin veprime, duhet t’i largojnë këta njerëz nga pozitat e përgjegjësisë, t’i heqin nga listat e partive dhe kjo vlen për të gjitha vendet në rajon”, tha Gabriel Escobar.
Zyrtari amerikan tha se situata e krijuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës u ka dhënë shtysë përpjekjeve të Perëndimit për zgjidhjen e problemeve të mbetura në rajon. Escobar tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin integrim sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në institucionet euro-atlantike.
“Tek aleatët tanë europianë është rritur ndjenja e urgjencës për të zgjidhur disa nga problemet dhe përshpejtuar disa nga proceset që do ta çojnë rajonin në drejtimin e duhur. Dhe kështu, në këtë drejtim, kriza në Ukrainë ka ndikuar tek përqendrimi në realitetet e asaj që po ndodh në Ballkanin Perëndimor”, tha Gabriel Escobar.
Duke folur në Këshillin e Atlantikut, Escobar tha se pret përparim vitin e ardhshëm në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të planit franko-gjerman.
“A mund të realizohet ose jo deri në pranverën e ardhshme varet nga ritmi i negociatave dhe ritmi i takimeve, i cili nuk varet nga SHBA-ja, por varet nga evropianët. Por unë mendoj se mund të fillojmë të shohim skeletin e një marrëveshjeje të dalë vitin e ardhshëm. Dhe unë do të doja ta shihja një gjë të tillë”, tha Gabriel Escobar.
Zyrtari amerikan foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se marrëveshja për të duhet të zbatohet dhe se të dyja palët duhet të mendojnë për banorët e Veriut dhe perspektivën e tyre.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane









