Maqedonia
Escobar: Maqedonia, shembull për rajonin
Emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në intervistën e fillimdhjetorit për Këshillin Atlantik, duke u prononcuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shembull se si është përballur me sfidat. Eskobar shton se me Maqedoninë e Veriut, Evropa do të fitojë një aleat të madh, duke marrë parasysh se vendi është anëtar i NATO-s
Zv. Ndihmësi Sekretar Shtetëror i SHBA-së, Gabriel Eskobar, vlerëson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshme se e ardhmja e tyre është në BE. Në intervistën dhënë në fillim të dhjetorit për Këshillin Atlantik, siç përcjell KlanM, ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shembull se si është përballur me sfidat, duke aluduar në veton bullgare dhe kërkesën për hapjen e Kushtetutës.
“RMV-ja me kandidaturën, është shembull, në rajon. Gjithmonë e them se në rajonin përplot me raporte ndëretnike dhe menaxhime multietnike, RMV-ja del si një shembull shumë i mirë si shtet multietnik qytetar dhe shërben si shembull i mirë për vendet e tjera që përballen me çështjet e njëjta. Gjithashtu, ata bënë gjithçka, realizuan të gjitha reformat, që të hapet dera e parë e negociatave aderuese. Për këtë shkak besoj se kjo Qeveri ka vullnet, se qytetarët e RMV-së kanë kapacitetin për ta bërë atë që duhet, që të bëhen anëtare fuqiplotë e BE-së”, tha Gabriel Eskobar, diplomat amerikan.
Diplomati amerikan, siç njofton KlanM, megjithatë, vlerëson se problemi më i madh në rajon është korrupsioni, për çka fajtorë janë partitë nacionaliste, që sipas tij, janë më të korruptuarit.
“E dini se korrupsioni është problemi më i madh për rajonin, nacionalizmi dhe rivaliteti etnik janë vetëm maskë për këtë. Është e qartë se partitë që janë më nacionaliste në rajon, janë edhe më të korruptuara. Ky është fakt. Këtë nuk e thotë vetëm qeveria amerikane, por edhe organizata të pavarura, si Transparency International dhe disa organizata të sektorit civil evropian, si dhe organizata vendore të shoqërisë civile”, deklaroi Eskobar.
Emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, siç njofton KlanM, ka kërkuar pjesëmarrje më të madhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, kurse sërish ka theksuar se dëshiron të shohë “më tepër Evropë drejt Ballkanit Perëndimor”, siç thotë, pa marrë parasysh nëse do t`i lejojnë të ulen në tavolinë derisa mbyllen kapitujt.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











