Tematike
Është dënuar me 19 vjet për vrasje: Shqiptari nga RMV kërkon pafajësi
Shkaku i vrasjes së rivalit kishte qenë një marrëdhënie midis 35-vjeçarit dhe një gruaje me të cilën ai dëshironte të martohej patjetër, në mënyrë që të mos largohej nga Zvicra
Në apelimin për veprën e vrasjes në Ganterschwil SG, të hënën përpara gjykatës kantonale St. Gallen nuk është prezantuar ndonjë argument i ri. Në këtë rast, 35-vjeçari mbrohet kundër dënimit për vrasje dhe kërkon pafajësi. Vendimi është ende në pritje.
Prokuroria, aktin e shtatorit të vitit 2015 e kishte quajtur “akt hakmarrjeje dhe likuidimi”. Shkaku thuhet të ketë qenë një marrëdhënie e dështuar midis 35-vjeçarit (shqiptar) nga Maqedonia e Veriut dhe një gruaje me të cilën ai dëshironte të martohej patjetër, në mënyrë që të mos largohej nga Zvicra.
Por gruaja ishte përcaktuar për një sllovak 36-vjeçar të cilin e kishte njohur për një kohë të gjatë. I pandehuri donte të hiqte qafe këta konkurrent “me një vullnet të pandreqshëm për të vrarë”, thotë prokurori.
Sipas tij, i pandehuri shkoi në Ganterschwil, i vozitur nga një 56-vjeçar zviceran i cili gjithashtu është akuzuar. Ai kishte dalluar gruan dhe sllovakun në një rrugë fushore. Pastaj, 35 vjeçari kishte dalë nga makina dhe kishte gjuajtur disa herë në drejtim të rivalit, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj ai gjithashtu e ka therur viktimën e tij në gjoks me thikë.
Disa orë më vonë, ai dhe ndihmësi i tij janë arrestuar në një shtëpi publike (bordel) në bregun e Liqenit Bodensee.
Ashtu sikur para Gjykatës së Qarkut Toggenburg, i dënuari për vrasje ka refuzuar të jepte ndonjë dëshmi edhe të hënën. Për këtë arsye, deklaratat e partnerit të tij, i cili gjithashtu është akuzuar, morën një peshë të veçantë.
Në shkallën e parë ai ishte dënuar me katër vjet burg për bashkëpunim në vrasje me dashje dhe vepra të tjera. Tani edhe ai kërkoi një pafajësi.
Në një rrëfim të hollësishëm, zvicerani tha se mbi të ishte ushtruar presion i vazhdueshëm nga 35-vjeçari, duke i kërkuar para. Akti u parapri nga një biznes i dështuar i diamantëve në Milano. Ai e kishte parë atë si të rrezikshëm dhe kishte frikë prej tij, tha ai.
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut i kishte kërkuar gjithashtu që të përdorte armën e tij të dikurshme të shërbimit, një pistoletë. Ai u detyrua të shkonte me makinë në vendin e krimit, përcjell albinfo.ch. Aty kanë parë çiftin dorë për dore në një rrugë fushe.
“Kështu që ai doli jashtë dhe menjëherë qëlloi”, është shprehur shoferi dhe ndihmësi i vrasësit.
Ashtu si në shkallën e mëparshme, avokati i të pandehurit kryesor kritikoi prokurorin publik. Dosja, sipas tij, nuk është bazë për një gjykim të drejtë. Klienti i tij duhet të lirohet. Sipas avokatit mbrojtës, do të ishte ligjërisht e saktë të ndërpritet procedura.
Prokurori u përgjigj se aktakuza bazohet në deklaratat e ndihmësit, por edhe në përshkrimet e gruas që kishte qëndruarr pranë viktimës gjatë aktit.
Në mars të vitit 2020, gjykata e Qarkut, Toggenburg kishte dënuar 35-vjeçarin me 19 vjet burg për vrasje dhe vepra të tjera. Vendimi i Gjykatës Kantonale do të pasojë në ditët në vijim.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











