Lajme
ESK: Rriten çmimet në Kosovë
Enti i Statistikave të Kosovës, ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Konsumit për tetor. Sipas të dhënave që ka grumbulluar sektori për përpunimin e çmimeve në mes shtatorit dhe tetorit të këtij viti, çmimet e konsumit në Kosovë janë ngritur për 1.2 për qind , ndërsa shkalla e inflacionit në tetor të sivjetmë, krahasuar me tetorin e vititë të kaluar ishte 4.7 për qind.
Indikatorët e përmendur janë rezultat i grumbullimit të çmimeve në dhjetë qendra rajonale të Kosovës Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Therandë, Istog e Podujevë.
Rregullisht nga data 10 deri me 20 të çdo muaji, incizohen çmimet e më tepër se 370 artikujve dhe shërbimeve dhe përafërsisht llogariten më shumë se 5000 çmime në muaj për ecurinë e Indeksit të çmimeve të konsumit.
“Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 1.2 për qind në muajin tetor 2011 krahasuar me muajin shtator 2011. Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera për 22.9 për qind, pastaj pati ngritje te perimet për 3.9 për qind, mishi për 1.3 për qind, veshje për 1.1 për qind dhe përdorimi i pajisjeve për transportin personal (nafta dhe benzina) për 1.1 për qind”, ka njoftuar Enti.
Në këtë periudhë u vërejt edhe rënie e çmimeve te buka dhe drithërat për 3.7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët për 2.0 për qind, pemët për 4.9 për qind dhe shërbimet për transport për 5.8 për qind.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













