Shqiperia
Eska: Shqipëria, destinacioni perfekt për pushime të përballueshme
Rrëfimi nis me vendodhjen e Shqipërisë. E vendosur në pjesën juglindore të Evropës. Ajo kufizohet me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë dhe ka dalje në detet Adriatik dhe Jon, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria është një ndër destinacionet më të pëlqyera nga pushuesit dhe eksploruesit që përveç relaksit në resorte, duan të eksplorojnë edhe vende të panjohura dhe misterioze, shkruan në një artikull Joanna Dembek, të botuar në radiostacionin polak “Radio Eska”.
Një javë pushime në Shqipëri kushton deri në 320 euro
Shqipëria është destinacioni ideal për të kaluar pushimet, pasi ofron plazhe të bukura me rërë të rrethuara nga kodra mahnitëse, ujëra bruz dhe temperatura ideale.
Plazhet më të njohura në këtë rajon ndodhen në Ksamil, Gjipe, Dhërmi, Borsh, Drimadhes, Mango, Jalë dhe Sarandë.
Në Shqipëri mund të admironi peizazhet e mrekullueshme të pasura me shkëmbinj, laguna, shpella dhe male.
Në veri, mund të provoni të ecni në Alpet Shqiptare ose të vizitoni liqenin e bukur të Komanit të rrethuar nga kodra të pyllëzuara dhe shpate të pjerrëta.
Vizitorët rekomandohen të bëjnë një udhëtim në Gjirokastër, qyteti i njëmijë shkallëve dhe në Berat, qyteti i njëmijë dritareve.
Të dy qytetet janë përfshirë në listën e UNESCO-s si qytete-muze.
Shqipëria ofron një klimë fantastike mesdhetare. Në verë, temperatura mesatare arrin afërsisht 30-40 gradë Celsius.
Shqipëria është destinacioni perfekt për pushime të përballueshme.
Vizitorët mund të akomodohen me çmime që variojnë nga 15 euro deri në afërsisht 170 euro për natë.
Një nga çmimet më të ulëta të ofruara nga agjencitë e udhëtimit është afërsisht 320 euro për person për shtatë net.
Gjithashtu, për një darkë të shijshme në restorant do të paguani rreth 6-10 euro.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












