Shkurt.ch
Etiketa të rreme
Konsumim: Brukseli do të ndalojë 2200 etiketa, të cilat shfaqin pretendime mashtruese në paketimin e ushqimit.
E përditshmja “Le matin” ka trajtuar një temë, e cila prek të gjithë konsumatorët: Paketimin dhe të dhënat e produkteve ushqimore. Deri më sot premtime të llojllojshme afishohen në këto paketime. Duket se në të ardhmen gjërat do të ndryshojnë.
Industria ushqimore e Bashkimit Evropian do të ketë për detyrë pastrimin e etiketave dhe paketimin, duke tërhequr më shumë se 2200 etiketa mashtruese ose të rreme, ka shpallur Komisioni Evropian. “Kjo është për të rregulluar një treg aktualisht të errët”, ka nënvizuar John DALLI, komisionar për Shëndetësi dhe Mbrojtje të Konsumatorit.
Edhe në Zvicër do të ketë ndryshime
Ky inventar do të ketë pasoja edhe në Zvicër. “Zvicra do të përdorë këtë listë pas miratimit zyrtar nga Bashkimi Evropian”, ka konfirmuar Katrin Holenstein, zëdhënëse për Zyrën Federale të Shëndetit Publik në Bernë.
Premtime të tilla, si “nxit sistemin imunitar”, “mirë për kolesterolin,” “forcon eshtrat” ose “lehtëson qarkullimin e gjakut”, tani mund të lejohen vetëm nëse saktësia e tyre është demonstruar, ka theksuar Lucia de Luca, zëdhënëse e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA në anglisht). Kjo organizatë ka studiuar rreth 2760 etiketa gjatë këtyre tre vjetëve dhe del me një konkluzion të ashpër: vetëm 510 etiketa, më pak se 20%, dëshmojnë shkencërisht se ajo që premtohet është e vërtetë.
“Kjo nuk do të thotë se produkti nuk është i mirë, por që premtimet në etiketë nuk janë të sakta”, dëshiron të sqarojë zonja De Luca.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave











