Lajme
EULEX-i, aksion arrestimi për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Sipas informatave të fundit, ekziston fletarrestimi edhe për Fatmir Limajn, ish-ministër i Transportit, deputet e nënkryetar i PDK-së
Policia Ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar sot tetë persona në kontekst të një hetimi për krime të luftës. Po ashtu janë kryer edhe disa bastisje. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bërë sigurinë e gjithëmbarshme të operacioneve.
Një person tjetër është arrestuar në një shtet të huaj. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet e bazuara për vrasje, torturime dhe vepra tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serb të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999.
Sipas një kumtese të EULEX-t, hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
Fillimisht forcat policore të EULEX-it e kishin bastisur shtëpinë e Drejtorit të Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, por në momentin e arrestimit ka reaguar një grup i vogël qytetarësh, të cilët krijuan barrikada lokale dhe kanë penguar arrestimin e tij. Më vonë Krasniqi është vetëdorëzuar. Ai gjatë kohës së luftës ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Gjatë ditës mediat raportuan për arrestimin e Refki Mazrekut, i njohur me nofkën “Van Dami”, Naser Krasniqit, Behlul Limajt, Naser Shalës, Sabit Shalës, Shaban Shalës, Besim Shurdhajt dhe Osman Hoxhës.
Sipas informatave të fundit, ekziston fletarrestimi edhe për Fatmir Limajn, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së. Sipas fletarrestim, ai është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë.
Agjencia Kosovapress raportoi se urdhër-arresti është lëshuar për 11 ushtarë të Brigadës 121 – “Komandant Kumanova” të UÇK-së.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se nuk kam informacione se çfarë është duke ndodhur me këto arrestime. ”Kjo është çështje e EULEX-it dhe e Policisë”, ka thënë ai.
Edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të Qeverisë, duke thënë se nuk ka ndonjë informacion rreth këtij rasti.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











