Lajme
EULEX-i arrestoi katër shqiptarë te Kroi i Vitakut
Në veri të Mitrovicës policia e EULEX-it arrestoi katër shqiptarë nën dyshimin se vitin e kaluar kishin vrarë serbin Sava Mojsiq.
Rreth 100 pjesëtarë të EULEX-it kanë bastisur të enjten në mëngjes shtëpitë e disa shqiptarëve te Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se më shumë se 20 automjete me pjesëtarë të EULEX-it kanë ndërmarrë një operacion në këtë lagje rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, me ç’rast kanë arrestuar 4 shqiptarë, dy nga familja Beci dhe dy anëtarë të familjes Hajdari, si të dyshuar për vrasjen e Sava Mojsiqit që kishte ndodhur vitin e kaluar në këtë lagje.
Sipas këtyre burimeve, aksioni i pjesëtarëve të EULEX-it ka zgjatur rreth tre orë, ndërsa sjellja e tyre gjatë këtij aksioni ka qenë korrekte. Habib Rama, njëri nga pronarët e shtëpisë që ishte bastisur nga policia e EULEX-it, ka konfirmuar sjelljen korrekte të policëve gjatë aksionit, por ka përmendur frikën e fëmijëve që kishin përjetuar për shkak të prezencës së shtuar të policëve në orët e hershme të mëngjesit.
“Nga shtëpia ime nuk kanë arrestuar njeri, por kanë konfiskuar dy kompjuterë, një celular dhe një aparat-kamerë”, ka thënë për Kosovapress Rama.
Në nëntor të vitit të kaluar në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, pati ndodhur një incident, me ç’rast Sava Mojsiq kishte vdekur, ndërsa dy të tjerë po ashtu serbë, njëri prej tyre pjesëtar i Policisë së Kosovës, ishin plagosur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












