Lajme
EULEX-i arreston Sami Hamitin
Sami Hamitin është kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe njëri nga anëtarët më me ndikim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)
Hetuesit e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) kanë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, Sami Hamitin, kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe njëri nga anëtarët më me ndikim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë më të madhe opozitare.
Sipas një kumtese lëshuar nga EULEX-i, së bashku me Hamitin janë arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë, nën dyshimin për zhvatje dhe për vepra të tjera lidhur me korrupsion.
“Gjatë këtij operacioni, policia e EULEX-it i ka bastisur disa shtëpi, lokale afariste dhe zyra të komunës. Arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorit të EULEX-it, ndërsa bastisjet janë autorizuar nga gjyqtari i procedurës paraprake”, thuhet në njoftim.
Tomë Gashi është avokat i Sami Hamitit. Ai ka thënë për mediat në Prishtinë, se klienti i tij do të merret në pyetje për një aferë të mundshme korrupsioni. “Prokuroria e EULEX-it i ka hapur hetimet. Sot ata kanë kërkuar që ai të merret në pyetje dhe kjo do të ndodh pasdite”, tha avokati Gashi.
Sami Hamiti është djali i vëllait të Sabri Hamitit, nënkryetarit të LDK-së. Ai që nga paslufta ka ushtruar pozita të larta në Komunën e Prishtinës. Menjëherë pas luftës ka qenë shef i Departamentit për Gjeodezi dhe Kadastër për t’u emëruar në nomenklaturën e dytë si shef i ekzekutivit në komunë.
Ai po ashtu edhe në përbërjen e tretë dhe të katërt të komunës, ka qenë ndër njerëzit kyç, madje në opinion është cilësuar si krahu i fortë i LDK-së”.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











