Lajme
EULEX-i e liron Lirim Jakupin nga të gjitha akuzat
Ai akuzohej për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014. Kundër tij rëndonin edhe akuza për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor etj.
Misioni Evropian për Sundim të Rendit dhe Ligjit në Kosovë – EULEX, ka njoftuar të premten përmes një komunikate se e ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarin e tri luftërave çlirimtare, Lirim Jakupin, i cili që prej disa vitesh mbahej në paraburgim nën dyshimin kryerjes së vrasjes së rëndë në tentativë.
Jakupi, më saktë, akuzohej për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014. Kundër tij rëndonin edhe akuza për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës. Sipas EULEX-it rasti kishte të bënte me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor të vitit 2004, kishte sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda. EULEX-si pretendonte se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit dhe i njëjti u arrestua në Kosovë, përkatësisht në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim.
Sipas njoftimit rasti i Lirim Jakupit ka qenë një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tërheqje produktesh në Zvicër Shitësi me pakicë i mobiljeve Ikea po tërheq disa llamba nga seria e tij Nymana: rrezik... -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës













