Kosova
EULEX-i, i shqetësuar për situatën para zgjedhjeve në Veri
Policia e Kosovës ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 23 prill në katër komunat veriore. Këtë të fundit i kanë thënë koha.net se urdhëri operativ parasheh masat e sigurisë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, përcjell albinfo.ch.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saj i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, si dhe konform planifikimeve operacionale policore. Po ashtu, edhe në rastet kur organizohen zgjedhje qendrore apo lokale, Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente me kohë planifikon dhe ndërmerr masat e nevojshme policore konform urdhrit operativ, i cili parasheh të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Edhe Prokuroria e Shtetit dhe gjyqësori në Kosovë janë të gatshëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri. “Si përfundim, ju njoftoj se Prokurori i Shtetit në interes të mbrojtjes se votës, në vazhdimësi angazhohet në zgjedhjet lokale dhe nacionale sipas planit operativ dhe procedurave standarde të veprimit me Policinë e Kosovës. Gjithashtu, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të datës 23 prill 2023, në katër komunat kemi caktuar prokurorë kujdestarë, si dhe policë hetues dhe gjyqtarë kujdestarë të caktuar nga institucionet relevante”, ka thënë Pula për koha.net, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, EULEX është i shqetësuar për situatën e sigurisë në komunat ku votohet të dielën.
“Gjendja e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë. Edhe vakumi i sigurisë e i sundimit të ligjit i krijuar pas dorëheqjeve të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb po vazhdon. EULEX-i po e monitoron nga afër situatën e sigurisë në veri të Kosovës, edhe në kontekstin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër kryetarë komunash dhe dy kuvende komunale në veri të Kosovës. Në këtë kuptim, po i shqyrtojmë skenarët e mundshëm, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in”, thuhet në njoftimin e EULEX-it, përcjell albinfo.ch.
Më 23 prill votohet për kryetar të komunave në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore










