Lajme
EULEX-i insiston se Serbia di për krimet në Kosovë
Qeverisë së Serbisë i kërkohet që të lirojë qasjen në dokumentet zyrtare të MPB-së dhe të Ushtrisë së Serbisë të vitit 1998 – 1999
EULEX-i i ka kërkuar Serbisë që pa vonesë të informojë opinionin publik nëse në afërsi të Rashkës ka me të vërtetë varrezë masive me shqiptarë të vrarë gjatë luftës.
Siç raportojnë mediat e Kosovës, njësia për mjekësi ligjore në raportin e vet për personat e pagjetur, i ka kërkuar Qeverisë serbe që të verifikojë lokcionin te Miniera e Rashkës, ku dyshohet se janë të varrosur 300 trupa të pajetë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
EULEKX-i ka deklaruar se Qeveria e Serbisë ka potencial që ta bëjë këtë, duke përdorur metodat shkencore dhe teknologjinë përkatëse.
Gjithashtu Qeverisë së Serbisë i kërkohet që të lirojë qasjen në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dokumentacionin e Ushtrisë së Serbisë të vitit 1998 – 1999 në të cilat ndodhen informacionet për luftën gjatë këtyre viteve në Kosovë.
Sipas EULEX-it këto dokumente janë të rëndësisë vitale për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Sipas EULEX-it ende nuk dihet asgjë për fatin e 1790 personave të zhdukur gjatë luftës. Gjatë vitit 2011 ekspertët e mjekësisë ligjore, kanë kryer 84 hulumtime në terren dhe kanë gjetur trupat e 42 personave të vrarë.
Gjatë këtij viti janë identifikuar 30 lokacione të reja të cilat pritet të hulumtohen.
Sfidë tjetër është edhe përcaktimi i identitetit të trupave pa jetë mbi bazën e ADN-së.
Sipas EULEX-it zbardhja e fatit të personave të pagjetur ende kërkon angazhimin e të gjithëve si dhe një përkushtim të vazhdueshëm për këtë çështje shumë të ndjeshme, raportojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










