Lajme
EULEX-i ka qenë në situatë të vështirë ditëve të fundit
Përveç që është injoruar tërësisht nga Qeveria e Kosovës, misioni i Bashkimit Evropian ka qenë i çorganizuar dhe ka vepruar si në mjegull, që nga dita kur nisi aksioni i Policisë së Kosovës për vendosjen e masave të kontrollit në veri.
I kanë munguar edhe informacionet e nevojshme për situata krizash, ndërsa as KFOR-i nuk është treguar miqësor me të, shkruan gazeta Express. Pasi EULEX kishte refuzuar të zbatojë vendimin për masat e reciprocitetit në pikat kufitare veriore, sipas kërkesës së Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi kishte urdhëruar aksionin e forcave të rendit. Që nga ai moment, për EULEX-in kishin nisur çastet e vështira.
Burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës se, për shkak të mungesës totale të informacioneve zyrtare se çfarë po ndodhte në veri, zyrtarëve më të lartë të EULEX-it iu kishte mbetur të informohen vetëm nga mediat. Madje, as KFOR-i nuk ushte treguar miqësor për dhënie informatash.
Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac ishte në pushim, ndërkaq zyrtarë tjerë të lartë të misionit nuk po arrinin fare të kontaktonin as me kryeministrin, as me ndonjë zyrtarë të lartë.
Problemet në komunikimin e EULEX-it me institucionet e Kosovës i konfirmojnë edhe zyrtarët e këtij misioni. Shefi i Zyrës për informim të EULEX-it, Nicholas Haëton, ka thënë se deri para dy ditësh, kontaktet e tyre me institucionet vendore ishin të limituara.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












