Lajme
EULEX: Kosova vend tranzit i drogës
Është ky vlerësimi që bën për shtetin e ri, Oliver Hoffmann, shef i këshilltarëve të antidrogës në EULEX
Për EULEX-in, Kosova është si vend transit ku kalon droga.
“Të gjithë e dimë që Kosova është vend transit dhe përdorues i drogës” ka thënë Hoffmann i cili indirekt ka pranuar se Misioni për sundimin e ligjit ka dështuar në veri të luftoj rrjetin e krimit të organizuar.
” Ne kemi shtrirje në veri, por nuk kemi informata dhe nuk mund të jap vlerësim” ka thënë Hoffmann.
Të gjitha këto Hoffmann i shpalosi gjatë një konference për media ku edhe e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.
Por, udhëheqësi i njësitit anti-drogë në Policinë e Kosovës, Bahri Shala tha se Kosova është njëri nga vendet në Ballkan që është e përfshirë në trafikim të drogës.
Shala gjithashtu ka pasqyruar disa statistika të 6 mujorit të fundit të Policisw, në fushën e kapjes së drogës. Polica e vlerësoi si të suksesshme fushatën anti – drogë ” Mos i mbyll sytë”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












