Lajme
EULEX pranon se ka probleme në veri për zbatimin e mandatit
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, po hyn në mandatin e tretë me radhë që i zgjat dy vjet, pa e zgjidhur një problem që ka qenë dashur ta adresojë në fillimet e veta – ushtrimi i autoritetit në gjithë territorin e Kosovës.
Pas katër vjetësh funksionimi, misioni ka bërë shumë hetime, ka nisur procedura gjyqësore, por jo në gjithë territorin e Kosovës. Veriu i Kosovës ka mbetur zonë e ndaluar për EULEX-in.
Pamundësia e këtij misioni për të vepruar në pjesën më problematike të Kosovës, kanë shqetësuar vazhdimisht KFOR-in e NATO-n, deri në atë masë sa vetë sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, u ankua edhe publikisht në pamundësinë e EULEX-it që të kryejë punën e vet.
Zyrtarët e misionit të EULEX-it nuk duan që të komentojnë deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Foght Rasmussen, por e pranojnë se në veri kanë vështirësi të zbatimit të mandatit.
“EULEX-i po përballet me rrethana të vështira në veri dhe po e përdor çdo mundësi për të zbatuar mandatin”, ka thënë zëdhënësja e këtij misioni Francoicse Lambert.
Por, dalja publike e sekretarit të NATO-s është vetëm kulmi i ankesave të vazhdueshme që KFOR-i, e edhe përfaqësuesit tjerë ndërkombëtarë kanë pasur për misionin. Të tilla ka pasur edhe Qeveria e Kosovës, e cila njëjtë si EULEX-i nuk funksionon në veri të Kosovës.
Misioni pritet që nga qershori të fillojë zbatimin e mandatit që do t`i zgjatet deri më 2014. BE-ja ka miratuar një rishikim strategjik të misionit, në bazë të një analize të bërë nga një grup ekspertësh, e cila po diskutohet nga vendet anëtare./albinfo& kohaditore/
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar









