Futboll
Euro 2025 për femra: Zvicra mposhtet nga Norvegjia pas një pjese të parë të shkëlqyer
Zvicra e nisi fuqishëm Euro 2025, por doli pa pikë nga ndeshja e parë ndaj Norvegjisë, duke humbur 1-2 në Basel.
Në pjesën e parë, ekipi i Pia Sundhage dominoi plotësisht, duke e mbyllur 45-minutëshin në epërsi falë golit të Nadine Riesen në minutën e 28-të.
Presioni i lartë dhe loja me intensitet të madh i shuan norvegjezet, që nuk arritën të krijonin asgjë deri në pushim.
Mirëpo, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Ada Hegerberg barazoi në minutën e 54-t, ndërsa vetëm katër minuta më vonë një autogol i Julia Stierli i dha avantazhin Norvegjisë (58’). Në minutën e 70-të, Hegerberg humbi penalltinë që do vuloste fatin e ndeshjes. Zvicra pati rast të barazonte me penallti, por pas verifikimit me VAR, u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik të Alayah Pilgrim, transmeton albinfo.ch.
Rezultati final: Zvicra 1-2 Norvegjia
Kjo disfatë e vendos Zvicrën në pozitë të vështirë për kualifikim, ndërsa Norvegjia dhe Finlanda kryesojnë Grupin A me nga 3 pikë, Islanda dhe Zvicra mbeten pa pikë.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël










