Lajme
Euro forcohet pas zgjedhjeve në Shqipëri
Sipas ekspertëve të kursit, zgjedhjet kanë qenë shkaku kryesor i uljes së vlerës së euros të martën, kur euro kapi në vend nivelin më të ulët të këmbimit që nga fundi i gushtit të 2009-ës
Euro ka vijuar të forcohet në tregun vendas të Shqipërisë. Monedha e përbashkët u zhvlerësua brenda muajit qershor me më shumë se 2 lekë. Sipas ekspertëve, ndikimin më të madh në uljen e vlerës së euros gjatë këtij muaji e dhanë shpenzimet për fushatën elektorale, të cilat, si rrallë ndonjëherë u kryen në valutë.
Sipas ekspertëve të kursit, zgjedhjet kanë qenë shkaku kryesor i uljes së vlerës së euros të martën, kur euro kapi në vend nivelin më të ulët të këmbimit që nga fundi i gushtit të 2009-ës. Gjatë fundjavës së zgjedhjeve u konstatua një qarkullim i lartë në valutë, që u reflektua në tregun zyrtar ditën e martë, kur u hapën bankat.
Siç raporton Monitor duke cituar parashikimet e ekspertëve, euro do të nënvlerësohet sërish me shtimin e fluksit të turistëve dhe me ardhjen e emigrantëve.
Prej dy ditësh, ndikuar nga forcimi i monedhës së përbashkët përkundrejt dollarit në tregjet ndërkombëtare, euro ka nisur të forcohet edhe në vend. Euro sot është këmbyer në bursë me 1.14 USD, duke kapur sërish nivele të larta këmbimit. Verën e shkuar monedha e përbashkët thuajse shkoi në barazim me dollarin, ndërkohë që në Shqipëri këmbehej në nivelin e 137 lekëve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













