Ekonomi
Euro po forcohet
Ndërsa dollari ka humbur pikë, duke u këmbyer me 109.08 lekë, 0.14 lekë më pak se dita e mëparshme
Në tregun e këmbimit valutor, euro po vazhdon këtë javë të rikuperojë pozitat në këmbim me lekun, duke shënuar një rritje të fortë, në nivelin më të lartë që nga fillimi i qershorit.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 126.74 lekë, duke u rritur me 0.1 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i lartë në treg, që nga koha kur euro kërceu në 128 lekë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi valutë nga tregu, pasi monedha e përbashkët nisi një rënie të pakontrolluar, duke zbritur deri në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet, transmeton “ATSH”.
Akterët e tregut pohojnë se forcimi i euros është sezonal, pas rënies së ai pëson gjithnjë në muajt e verës, të ndikuara nga fluksi i prurjeve të emigrantëve dhe turistëve. Por sipas tyre aktualisht euro po forcon pozitat favorizuar nga dhe nga forcimi i saj në bursat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa dollari ka humbur pikë, duke u këmbyer me 109.08 lekë, 0.14 lekë më pak se dita e mëparshme.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












