Lajme
Eurodeputeti austriak: “Kosova është një vend mafioz, s’ka vend në BE”
“Anëtarësimi i Kosovës në BE nuk vjen në diskutim për ne, sikurse s’vjen as edhe liberalizimi i vizave për kosovarët”, ka deklaruar eurodeputeti austriak, Harald Vilimsky, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se këtë deklaratë ai e bëri duke marrë për arsye edhe publikimin e një raporti të Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) për gatishmërinë e perspektivës për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Edhe raporti i AFET thotë se Kosova duhet të shtojë përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo është një mënyrë e sjellshme për të thënë që ky vend karakterizohet ende nga struktura mafioze dhe është një bastion për krimin e organizuar, trafikimin e drogës dhe organeve. Kriminelët dhe terroristët grumbullojnë armë të paligjshme atje. Liberalizimi i vizave do të inkurajonte vetëm zgjerimin e mëtejshëm të biznesit të kriminelëve në BE”, ka thënë Vilimsky, shkruan gazeta austriake APA, njofton Klan Kosova.
“Austriakët po nxitën që të besojnë se ka mundësi për stabilitet, por Kosova është një shtet i dështuar që nuk ka vend në BE. Situata në rajonin kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe situata e pakicës serbe në veri të Kosovës janë më shumë se të pasigurta dhe mund të bëjnë që situata të shpërthejë përsëri në Ballkan. Kjo mund të çojë në konflikte të mëtejshme të përfaqësuesve, veçanërisht në Austri. Për ne, siguria e austriakëve është më e rëndësishme sesa pranimi i një shteti të dështuar dhe mafioz si Kosova në BE”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












