Lajme
Eurodeputeti bullgar: Është koha që BE-ja të heqë vizat për Kosovën
"Si dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin shtetësinë e Kosovës"
Anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk, ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të heqë vizat për Kosovës si dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin shtetësinë e Kosovës.
Këto komente eurodeputeti bullgar, Kyuchyuk, i bëri pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia.
“Është koha e fundit që BE t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin vendin për të ecur përpara në integrimin e saj euroatlantik. Ky ishte mesazhi im për Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz”, ka shkruar Kyuchyuk në Twitter.
It is high time for the #EU to grant #Kosovo with visa liberalization and all the EU member states to recognize the country in order to move forward on its Euro-Atlantic integration. This was my message to the President of Kosovo @VjosaOsmaniPRKS and FM @gervallaschwarz pic.twitter.com/IKeounqhw1
— Ilhan Kyuchyuk (@ilhankyuchyuk) March 13, 2022
Për mesazhin e tij e ka falënderuar edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Faleminderit Ilhan Kyuchyuk për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. E lumtur që të takova në Forumin Diplomatik në Anatlia”, ka shkruar Osmani gjithashtu në Twitter.
Thank you @ilhankyuchyuk for your continuous support. Happy to meet you at #ADF2022 https://t.co/JlOn6pwNn2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 13, 2022
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali Dy vullnetarë nga Departamenti i Arkeologjisë i Bazelit kanë zbuluar dy monedha ari kelte në një... -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit -
Ligjet që pritet të ndryshojnë gjatë 2026-ës -
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? -
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve











