Kosova
Eurodeputeti gjerman: Masat e BE-së nuk janë fer, nuk është dashur t’i vihen Kosovës
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka komentuar situatën në të cilën gjendët aktualisht Kosova. Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se masat që BE i ka vënë Kosovës nuk janë reciproke, nuk janë fer dhe nuk është dashur t’i vihen Kosovës.
Bütikofer pret që Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tani pas pushimeve të verës, të takohet me komisionin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, për të cilët thotë se janë të pakënaqur me shumicën e qëndrimeve të Borrell. Ai po ashtu ka konfirmuar se po kërkon nga politikbërësit në Gjermani të marrin një rol më aktiv, në zhvillimet nëpër të cilat po kalon Republika e Kosoves.
“Këto masa kundër Kosove janë të njëanshme, dhe natyrisht nuk jam me të gjitha i pajtimit se çka Qeveria e Kosovës ka bërë muajt e fundit, janë edhe disa gabime që i ka bërë, mirëpo nëse shohim në anën tjetër me çka dhe si po e kalon situatën Vuçiqi, kam përshtypjen që këto masa nuk janë reciproke, nuk janë fer dhe nuk bën që t’i vihen Kosovës”, tha ai.
Bütikofer thotë se Qeveria e Kosovës duhet të dialogojë dhe se nuk duhet të fokusohemi në renditje të numrit të sanksioneve që po përballet njëri ose tjetri vend, dhe se në Bruksel e SHBA ende ka zëra që mendojnë se është herët të hiqen masat.
“BE dhe SHBA duhet që të koncentrohen që të bëjnë një agjendë dinamike, që zgjidhja të jetë përfundimtare, pra duhet të fokusohen në zgjidhje e jo vetëm të ankohen për njërën apo tjetrën palë”, tha ai.
“Borrell duhet të vijë në Parlamentin Evropian në Komisionin për Politike të Jashtme dhe të dëgjoj zërin tonë, dhe ne ta vegjojmë atë, dhe të diskutojmë për qëndrimet e Borrell, me shumicën prej të cilave ne nuk pajtohemi, dhe mendoj se edhe pse ne si parlament formalisht nuk kemi të drejtë vendimmarrje në politiken e jashtme të BE-së, por do të ishte mirë që Borrell të vijë në komision dhe të bisedojmë”, tha Bütikofer.
Ai, po ashtu ka konfirmuar se po kërkon nga politikbërësit në Gjermani të marrin një rol më aktiv, në zhvillimet nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.
“Gjermania është anëtare e BE-së dhe ka një përgjegjësi tjetër që ka marrë mbi vete, kam biseduar në Berlin me njerëz të ndryshëm të politikës dhe jam munduar që të kuptojnë si për fillim që duhet të ketë një zhvillim të ri dhe pres që Gjermania në këtë situatë të luajë rol më të rëndësishëm”, tha Bütikofer.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë Këshilli ekzekutiv i kantonit të Bernës është i përgatitur të përmendë në mënyrë të qartë feminicidin... -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore











