Lajme
Europianët synojnë të çlirohen nga dominimi i Visa dhe Mastercard
Europa po përpiqet të zvogëlojë varësinë nga gjigantët amerikanë të pagesave, Visa dhe Mastercard, një shqetësim që tani ndan edhe Mbretëria e Bashkuar. Të enjten, drejtuesit e disa bankave kryesore britanike u takuan për të diskutuar modernizimin e infrastrukturës financiare të vendit.
Për të fituar më shumë autonomi nga sistemet amerikane të pagesave, Bashkimi Evropian po zhvillon projektin e euros dixhitale. Ky iniciativë lind si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje të Bankës Qendrore Evropiane, e cila beson se mungesa e një infrastrukture të vërtetë evropiane të pagesave e ekspozon kontinentin ndaj vulnerabilitetit strategjik, veçanërisht në një kontekst të “militarizimit në rritje të mjeteve ekonomike”.
Aktualisht, shumica e kartave të përdorura në Evropë — dhe në Zvicër — lëshohen nga Visa dhe Mastercard, duke vendosur BE-në në varësi direkte nga Shtetet e Bashkuara.
Europa po rrit vetëdijen për kërcënimet gjeopolitike
“Eksperienca e Donald Trump ka treguar se Shtetet e Bashkuara mund ta përdorin këtë varësi si një instrument dominimi politik. Ata mund t’i ndalojnë çdo personi, organizate ose kompanie aksesin në mjetet amerikane të pagesave, gjë që vendos një shpatë të Damokleut mbi të gjitha politikat evropiane,” thotë Henry Sterdyniak, ekonomist dhe anëtar i Shoqatës së Ekonomistëve të Tronditur, të martën në programin La Matinale de la RTS, transmeton albinfo.ch.
Nëse Donald Trump vendos të bllokojë këto karta në Evropë, do të shkaktohej paralizimi i shumë shërbimeve dhe kaos i madh.
Për një kohë të gjatë, Europa nuk shqetësohej për këtë dominim amerikan. Sterdyniak flet për një “komoditet të butë.” Europa nuk e kishte imagjinuar që Shtetet e Bashkuara mund t’i përdornin këto karta si mjet shantazhi — një skenar që kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë e bëri të mundur.
E-Diaspora
-
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz Një qendër kulturore islame po e ndan fshatin në kantonin Schwyz. SVP ka nisur një peticion... -
Shkatërron mercedesin në një vetaksident: 6 muaj burg për kosovarin -
Kosova, 18 vite shtet në Gjenevë – diplomacia dhe arti shqiptar në një skenë të përbashkët -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Berlin
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Berlin me një mbrëmje solemne
Jeta në Zvicër
-
Gabim në Thurgau: I jepet shtetësia zvicerane një personi të vdekur Parlamenti i kantonit Thurgau i dha shtetësinë zvicerane 140 personave javën e kaluar, përfshirë një gjerman... -
Shkatërron mercedesin në një vetaksident: 6 muaj burg për kosovarin -
Qendrat federale të azilit në Zvicër, kritika për kushte si në burg -
Dështimet e SECO vazhdojnë të ndikojnë tek të papunët -
Shtetet e BE-së miratojnë marrëveshjet me Zvicrën












