Muzikë
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri
Ndërsa Sidriti u largua duarbosh nga „Vienna Calling„ në studion e ORF-it, jashtë po ndodh e kundërta
Artisti shqiptar Sidrit Vokshi në garën për të përfaqësuar Austrinë ne „Eurovizion“ u vlerësua me zero pikë nga juria për këngën e tij “Wenn ich rauche” (Kur pi duhan). Një moment shokues, që u ndjeh edhe në studio. Sidomos pasi prezantuesi Eric Papilaya sapo kishte theksuar se Sidriti ishte “pikërisht personi i duhur për Eurovisionin” – dh kjo jo vetëm për shkak të historisë së tij prekëse, shkruan „heute.at“, transmeton albinfo.at
Sidrit Vokshi erdhi në Vjenë si fëmijë duke ikur nga gjendja jo stabile e vendit në Shqipëri, mësoi gjermanishten me ndihmën e një CD-je të Maria Bill – dhe përmes kesaj gjuhe u dashurua me muzikën pop te Austrisë.
Por, ndërsa Sidriti u largua duarbosh nga „Vienna Calling„ në studion e ORF-it, jashtë po ndodh e kundërta
Listat e iTunes paraqesin një pamje krejtësisht të ndryshme: Sidriti është aktualisht në vendin e dytë – i mposhtur vetëm nga fituesi i kësaj gare Cosmó i cili me këngën e tij “Tanzschein” do të përfaqësoj Austrinë ne Eurovision.
Sidriti është shhmë larg që ta rrëzoj nga froni Cosmon, por vendi i dytë duket si një përgjigje e vonuar, por shumë e qartë.
„Tensioni është ulur”
Vetë Sidriti mbetet jashtëzakonisht i qetë dhe mirënjohës. Pas përfundimit te gares, Sindriti bëri një postim ne instagram duke shprehur fjalë të sinqerta. “Disa javë më parë nuk isha as kandidat për „Vienna Calling“, dhe pastaj të premten papritmas e gjeta veten duke qëndruar në këtë skenë të madhe dhe të bukur. Qëllimi im i vetëm ishte të këndoja ‘Wenn ich rauche’ (Kur pi duhan) njëqind për qind sinqerisht dhe pa filtër. Sapo këndova notat e para, i gjithë tensioni thjesht u zhduk, ka thënë Sidriti për heute.at, përcjell albinfo.at
Asnjë pakënaqësi, asnjë dramë – në vend të kësaj, mirënjohje për një udhëtim të shkurtër, por intensiv në Eurovision. Fundja, ky mbetet një moment klasik i Eurovisionit: Juria thotë jo – publiku thotë po. Në një farë mënyre, të gjithë mund ta merrnin në shtëpi fitoren e tyre.
E-Diaspora
-
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji Mjeku shqiptar Hekuran Bytyçi fiton doktoratën dhe emërohet në një pozitë udhëheqëse... -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji Mjeku shqiptar Hekuran Bytyçi fiton doktoratën dhe emërohet në një pozitë udhëheqëse... -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje













