Shqipëria
Eurostat: Shqipëria, e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën. Në burgjet shqiptare, përqindja e grave është më e ulëta në Europë, sipas një raporti të fundit të Eurostat.
Më pak se 2 për qind e të burgosurave në Shqipëri në 2022 ishin femra, nga rreth 5% që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.
Në rajon, përqindjen më të lartë të femrave të burgosura e ka Serbia, me rreth 6% të totalit.
Ndonëse përqindja e të burgosurave gra është e ulët, në total Shqipëria renditet ndër pesë vendet që kanë më shumë persona që janë pas hekurave në raport me popullsinë.
Sipas Eurostat, Shqipëria kishte në total 181 të burgosur për 100 mijë banorë për vitin 2022, duke u renditur e pesta, pas Turqisë (403), Hungarisë (199), Polonisë (1901) dhe Çekisë (181).
Në rajon, treguesin më të ulët e ka Kosova, që i ka të dhënat të disponueshme deri në vitin 2020, me 78 të burgosur për 100 mijë banorë.
Për Maqedoninë e Veriut e dhëna e fundit është e vitit 2017 (146). Në Serbi në 2022 treguesi ishte 158 dhe për Malin e Zi 166. Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën mungojnë.
Në krahasim me vitin e mëparshëm, kur ishte 175 të burgosur për 100 mijë banorë, treguesi për Shqipërinë ka ardhur në rritje. Gjithsesi, niveli më i lartë është regjistruar në 2016-n, me 209 persona pas hekurave për 100 mijë banorë.
Ata që shkojnë pas hekurave janë kryesisht të mëdhenjtë, teksa Shqipëria ka një ndër normat më të ulëta të burgosjes së të rinjve, me 2.8 për 100 mijë banorë, nga 17 që është ky tregues në Serbi, apo 14 në Itali./Monitor
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











