Integrimi
Evakuohen azilkërkuesit shqiptarë në Lyon
Evakuimi ka filluar sot në ora 8.30 dhe azilkërkuesit e parë kanë mbërritur në Oullins rreth orës 10.00
Sot në ora 7.30 duhej të fillonte dëbimi i kërkuesve të azilit që janë vendosur në Lyon, që nga vera, nën urën Kitchener. Polica komunale ishte në vend si dhe një ekipi i shërbimit “Pastrimi”.
Autobusët ishin në vendin e ngjarjes që nga ora 7.30, ndërsa familjet prisnin numërimin e personave nga prefektura për të filluar evakuimin dhe vazhdonin përgatitjet.
Evakuimi ka filluar sot në ora 8.30 dhe azilkërkuesit e parë kanë mbërritur në Oullins rreth orës 10.00. Në këtë lokalitet pastaj kanë filluar të vendosen 26 familje, 60 të rritur dhe 89 fëmijë, me shtetësi shqiptare, kosovare, boshnjake, ruse, azerbajxhanase, gjeorgjiane dhe sudaneze. Katër rreshta të shtëpizave “algeco” janë të përgatitura për t`i pritur personat në fjalë.
Një pjesë tjetër e këtyre azilkërkuesve do të strehohen në komuna tjera të regjioneve Rhône, Isère ose në l’Ardèche, shkruan leprogress.fr.
Äzilkërkuesit, kryesisht shqiptarë nga Kosova, që nga muajt e verës ishin strehuar në mënyrë ilegale nën urën Kitchener, afër Lionit. Ata jetonin në kushte të mjerueshme, pa ushqim të rregullt dhe pa kushtet elementare higjenike.
Në fillim të nëntorit, albinfo.ch ka bërë një reportazh televiziv që pasqyron rrethanat në të cilat është zhvilluar jeta në këtë lokalitet.
http://www.albinfo.ch/sq/reportazh-shqiptar-t-n-kampin-lyon
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











