Bota
Evakuohet aeroplani i “British Airways” në Paris
Evakuimi u bë pas një kërcënimi të drejtpërdrejtë, pak para nisjes së aeroplanit për në Heathrow të Londrës
Një aeroplan i kompanisë britanike të fluturimeve, “British Airways”, u evakuua në pistën e aeroportit të Parisit, pas një paralajmërimi për kërcënim të sigurisë.
Udhëtarët u kanë thënë mediave franceze se evakuimi u bë pas një kërcënimi të drejtpërdrejtë, pak para nisjes së aeroplanit për në Heathrow të Londrës. Zyrtarët e sigurisë menjëherë dolën në vendin e ngjarjes, me ç’rast e rrethuan aeroplanin.
Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi evakuimin, duke thënë se ai u bë për shkaqe sigurie. Që nga viti i shkuar, autoritetet franceze kanë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë, pas disa sulmeve të njëpasnjëshme terroriste.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











