Ekonomi
Evitohet për pak rënia në recension e ekonomisë gjermane
Ekonomia e Gjermanisë ka evituar për pak rënien në recension gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar.
Ekonomia më e madhe e Evropës ka regjistruar 0 rritje në tremujorin e katërt të 2018 dhe kjo është konfirmuar nga Zyra Federale e Statistikave. Kjo do të thotë se vendi ka evituar dy tremujorë radhazi kontraktim, që zakonisht do të thotë recesion.
Një performancë e dobët në tregti ka rënduar mbi ekonominë gjermane, ndërkohë që shpenzimet e konsumatorëve kanë mbetur të ulëta. Rritja e munguar e shënuar në periudhën tetor-dhjetor pason një kontraktim prej 0.2% në tremujorin e mëparshëm, transmeton TCH.
Shkak për ngadalësimin e rritjes, vitin e kaluar, është edhe një ngadalësim i ekonomisë globale dhe sektorit më të dobësuar të automobilave me konsumatorët gjermanë që gjithnjë e më pak kanë blerë makina të reja, në mesin e konfuzionit mbi standardet e reja të emetimeve, përcjell albinfo.ch.
Për më tepër, niveli i ulët i ujit në lumenj, veçanërisht në Rin, ka prekur rritjen duke frenuar lëvizjen e mallrave.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











