Lajme
Arrestohen dy shqiptarë, u gjendet në makinë kokaina me vlerë 83.000 euro
Një ekip policor gjermano-holandez ka arrestuar të enjten dy shqiptarë në Elten. Ata donin të kalonin kokainë përtej kufirit me automjetin e tyre
Mbrëmjen e së enjtes së kaluar, Policia Federale dhe pjesëtarët e policisë holandeze kanë kapur dy të dyshuar si trafikantë droge.
Siç raporton Inspektorati Federal i Policisë Kleve, një ekip policor ndërkufitar ka kontrolluar dy shqiptarë të moshës 32 dhe 34 vjeç, të cilët kishin mbërritur nga Holanda në A 3 në ish-kalimin kufitar Elten, transmeton albinfo.ch. Në kuadër të kontrollit, policët kanë gjetur dhe sekuestruar 1.12 kilogramë kokainë në një qese prej pëlhure poshtë dyshemesë së karriges së pasagjerit.
Personat në fjalë më pas janë arrestuar dhe janë dërguar në Komisariatin Federal të Policisë Kleve, shkruan rp-online.de.
Shqiptarët janë në paraburgim me vendim gjykate. Zyra e hetimit doganor të Essenit ka marrë përsipër hetimet e mëtejshme. Sipas Policisë Federale, vlera e shitjes në rrugë e kësaj droge është rreth 83 mijë euro.
Ekipi i policisë ndërkufitare Kleve-Zevenaar është një rrjet dykombëtar i autoriteteve policore të Gjermanisë dhe Holandës, përcjell albinfo.ch.
Policët veprojnë në përputhje me marrëveshjen gjermano-holandeze të policisë dhe drejtësisë dhe në përputhje me legjislacionin kombëtar. Ekipi kryen patrulla të përbashkëta në zonën kufitare gjermano-holandeze për të luftuar krimin ndërkufitar.
(Foto: Bundespolizei)
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Pse shumë amerikanë në Zvicër po heqin dorë nga pasaporta amerikane Sipas vlerësimeve, më shumë se 30 mijë amerikanë kanë hequr dorë nga shtetësia amerikane në dekadën... -
SHBA kërcënon BE-në -
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar? -
Zvicra nuk do të ndryshojë kufijtë e shpejtësisë në rrugë -
Shumica e vjedhjeve të makinave luksoze ndodhin në Gjenevë dhe Vaud















