Bota
Evropa, “e shokuar” nga dhuna policore spanjolle mbi votuesit
Dhuna e ushtruar në Kataloni ka shqetësuar edhe qendrat e politikës në Evropë. Shumë politikanë të lartë evropianë kanë shprehur brengosje lidhur me zhvillimet e reja në këtë regjion të Spanjës
Ndërhyrjet policore për pengimin e referendumit për pavarësinë e Katalonisë në Barcelonë, kanë shkaktuar përleshje të ashpra në mes forcave të sigurisë dhe ithtarëve të referendumit.
Mediat raportojnë se policia ka përdorur edhe plumba gome për të ndaluar votimin. Sipas të dhënave nga autoritetet katalonase të shëndetësisë, rreth 460 persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore, transmeton albinfo.ch. Shumica e tyre kanë pësuar lëndime të lehta,
Nga ana tjetër, Ministria e brendshme e Spanjës ka deklaruar se janë lënduar 12 policë. Deri në orën 17, autoritetet kishin mbyllur 92 lokale të votimit, ndërkohë që në gjithë Kataloninë kanë qenë të hapura rreth 2300 lokale të tilla.
Dhuna e ushtruar në Kataloni ka shqetësuar edhe qendrat e politikës në Evropë. Kështu, shumë politikanë të lartë evropianë kanë shprehur brengosje lidhur me zhvillimet e reja në këtë regjion të Spanjës. Kryeministri belg, Charles Michel ka shkruar në Twitter se ai dënon të gjitha format e dhunës dhe ka apeluar për dialog.
Kreu i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn ka folur për një “dhunë shokuese policore” të ushtruar mbi votuesit. Ai ka kërkuar nga kryeministrja Theresa May që të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë te kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy.
Edhe kreu i liberalëve në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt ka kritikuar ashpër sjelljen e policisë, njëkohësisht ai ka tërhequr vërejtjen se qeveria regjionale e Katalonisë e ka ditur se nuk mund të sigurojë shumicën në referndum për pavarësimin e vendit nga Spanja.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











