Bota
Regjistrohet dimri më i ngrohtë që e ka përjetuar Evropa ndonjëherë
Evropa sapo ka përjetuar dimrin e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, thonë ekspertët e Bashkimit Evropian për klimën.
Shërbimi i Ndryshimit të Klimës së Kopernikut (C3S) tha se midis dhjetorit 2019 dhe shkurtit 2020, temperaturat ishin 3.4 gradë Celsius mbi temperaturat mesatare krahasuar me vitet 1981 dhe 2010.
Temperaturat ishin 1.4 gradë më të ngrohta se dimri më i ngrohtë i regjistruar më parë, më 2015-16, tha organizata.
C3S tha që Evropa Veriore dhe Lindore veçanërisht u preken nga tendenca e ngrohjes, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i organizatës, Carlo Buentempo, tha se situata nuk mund t’i atribuohet vetëm ngrohjes globale, megjithëse ka të ngjarë që ajo të kontribuojë në këto ndryshime.
“Ndërsa kjo ishte një ngjarje me të vërtetë ekstreme në vetvete, ka të ngjarë që ajo të jetë bërë më ekstreme nga tendencat globale të ngrohjes”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë -
Cyrih
Ankandi bamirës i pikturave në Cyrih mbledh fonde për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Jeta në Zvicër
-
Ku jetojnë super të pasurit e Zvicrës Rreth 6’500 persona fitojnë mbi një milion franga në vit – dendësia më e lartë mes... -
Në Zvicër pritet rritje e temperaturave, moti i ngrohtë rrit rrezikun për alergjitë -
Kapellbrücke renditet në mesin e 10 urave më të bukura globale sipas revistës Time Out -
SBB prezanton konceptin e ri për menaxhimin e vonesave -
Plani më i mirë i telefonisë celulare në Zvicër: Sunrise, Swisscom apo Salt?













