Lajme
Vendet në Zvicër ku dielli nuk shkëlqen (në dimër)
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2022/11/544231235_highres-587x392.jpg)
Malet janë të bukura. Por ato mund t’ju lënë edhe në hije. Disa cepa të Zvicrës janë të ngulitura aq mirë në luginat alpine saqë dielli nuk shkëlqen mbi to për disa muaj, raportoi SRF, transmeton albinfo.ch.
Në komunën e Oberterzenit, në kantonin St. Gallen, dielli u shfaq për herë të fundit të martën dhe nuk do të kthehet për rreth dy muaj e gjysmë.
Qoshet pa diell të Zvicrës shtrihen kryesisht në lugina të ngushta që shkojnë lindje-perëndim. Kur dielli është më i ulët në qiell gjatë dimrit, ai nuk mund të shkëlqejë përtej majave të maleve.
Oberterzen nuk është vetëm. Qytetet Bergell dhe Vicosoprano në kantonin e Graubünden dhe qyteti i Bosco Gurin në Ticino kalojnë të gjitha pa rrezet e diellit direkte për dy muaj e gjysmë të vitit nga mesi i nëntorit deri në fund të janarit, transmeton tutje albinfo.ch.
Vende të tjera pa diell në dimër përfshijnë:
Glis në Valais (pa diell nga 12 nëntori deri më 29 janar)
Hergiswil në Nidwalden (pa diell nga 10 nëntori deri më 30 janar)
Cadenazzo në Ticino (pa diell nga 22 nëntori deri më 18 janar)
Emmetten në Nidwalden (pa diell nga 30 tetor deri më 13 shkurt)
Schattenloch Nesslau në St. Gallen (pa diell nga 17 tetor deri më 26 shkurt)
Lütschental në Bernë (pa diell nga 21 tetor deri më 22 shkurt)
Megjithatë, rrezet e diellit shpesh nuk janë kurrë larg. Në disa raste pjesë të të njëjtit qytet marrin rrezet e diellit direkt gjatë këtyre periudhave të dimrit pa diell.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n