Lajme
Evropa shënon sot ditën e saj
Viti 2025 shënon 75-vjetorin e Deklaratës së Shumanit, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian dhe hapi rrugën për një epokë të paprecedentë prosperiteti, paqeje, demokracie, solidariteti dhe bashkëpunimi në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Për të shënuar këtë rast, shumë ngjarje do të zhvillohen në vendet anëtare të BE-së dhe në mbarë botën, duke bashkuar qytetarë nga të gjitha sferat e jetës.
Institucionet e BE-së do të hapin dyert e tyre dhe do të ftojnë qytetarët të vizitojnë ambientet e tyre, të zbulojnë punën e tyre dhe të përfshihen në një gamë të gjerë aktivitetesh edukative dhe argëtuese.
Ndërtesat dhe monumentet historike në të gjithë globin do të ndriçohen me ngjyrat e BE-së, ndërsa një program i veçantë i Ditës së Evropës është planifikuar për Expo 2025 në Osaka, Japoni.
Në kohët e pasigurisë globale, Evropa mbetet një spirancë e stabilitetit, një vend mundësie dhe mbrojtjeje për qytetarët e saj.
BE-ja dhe institucionet e saj po punojnë drejt qëllimit të përbashkët për të garantuar prosperitet dhe konkurrencë, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen tonë, duke mbështetur vlerat themelore për të cilat interesohen evropianët.
Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.
Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.
Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.
Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.
Vite më vonë, në Samitin e Milanos më 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.
Kjo ditë festohet edhe në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













