Shqipëria
Evropë: Shqiptarët fituan më së shumti lejeqëndrim në 2022
Agjencia Evropiane e Statistikave, EUROSTAT të premten ka publikuar raportin rreth lejeqëndrimeve të dhëna nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Sipas raportit, prijnë shqiptarët, për të cilët nga vendet e bllokut u dhanë 73,858 lejeqëndrimi gjatë vitit 2022, shkruan Zëri i Amerikës.
EUROSTAT konstaton se ky numër i lejeqëndrimeve është dukshëm më i lartë se vitet e tjera ku gjatë vitit 2021 ishin dhënë 55085 lejeqëndrimi për shtetasit shqiptarë dhe në vitin 2020 ishin dhënë 38240 leje qëndrimi.
Rreth 537 mijë shtetas shqiptarë kanë përfituar lejqendrimi në vendet e Bashkimit Europian në dhjetë vitet e fundit (2012-2022), përcjell albinfo.ch.
Italia kryeson ndër vendet që lëshuan më shumë lejeqëndrimi për shtetasit shqiptarë me 34,864 leje të lëshuara dhe më pas vijon Greqia me 14,313. Ndërkohë që ka një prirje për rritje në Gjermani ku gjatë vitit 2022 u pajisën me lejeqëndrimi 13,334 shtetas shqiptarë nga 4,492 që ishin pajisur përgjatë vitit 2021.
Pas këtyre vendeve për numrin e lejeqëndrimeve të lëshuara për shtetasit shqiptarë renditet Franca me 2,455 lejeqëndrimi dhe Malta që shënon një prirje të re të shqiptarëve për t’u punësuar me 2,009 lejeqëndrimi për vitin 2022 nga 1,142 që kishte në vitin 2021, shkruan Zëri i Amerikës.
Numri më i madh i lejeqëndrimeve të lëshuara si për shtetasit shqiptarë dhe të huajt vjen për shkak të punësimi.
Vendet e Bashkimit Europian lëshuan në vitin 2022 rreth 3.7 milionë lejeqëndrimi për shtetasit jashtë vendeve të Bashkimit Europian, me një rritje prej 26% krahasuar me vitin 2021, rreth 1.6 milionë lejeqendrimi ishin dhënë për punësim”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026










