Futboll
Evropiani i futbollisteve në Zvicër thyen rekord të shikueshmërisë
Kampionati Evropian i futbollisteve që po zhvillohet në Zvicër po dëshmohet si më tërheqësi në histori, duke thyer rekorde në shikueshmëri dhe interesim publik, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare të UEFA-s, faza grupore e këtij Evropiani ka regjistruar gjithsej 461 mijë e 582 shikues në 24 ndeshje të zhvilluara, duke lënë pas rekordin e mëparshëm të vendosur në Angli në vitin 2022, ku në këtë fazë ishin gjithsej 357 mijë e 993 shikues.
Në 22 nga 24 ndeshjet, stadiumet ishin të mbushura, ndërsa mesatarja e shikuesve për ndeshje ka arritur në 19 mijë e 233, shifër që konfirmon rritjen e madhe të interesimit për futbollin e femrave në nivel evropian.
Ndeshja më e ndjekur deri më tani ishte ajo mes Gjermanisë dhe Danimarkës në qytetin Basel, ku stadiumi ishte i tejmbushur me 34 mijë e 165 tifozë. Ky është numri më i lartë i shikuesve në një ndeshje të fazës grupore në historinë e Kampionateve Evropiane, përballje në të cilën nuk merr pjesë nikoqiri, transmeton albinfo.ch.
Edhe para fillimit të kampionatit, interesimi ishte i jashtëzakonshëm. UEFA kishte njoftuar për shkallë të lartë të shitjes së biletave, me 600 mijë bileta të shitura, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik për këtë turne.
Përveç pranisë fizike në stadiume, edhe audienca televizive po shënon shifra të mëdha, ndërsa kampionati po thyen rekorde edhe për numrin e golave të shënuar në fazën grupore, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












