Lajme
Fabrika gjermane e birrës mbyllet pas 334 vjetësh prodhim
Gasthaus Schlössle ka prodhuar birrën e vet qe nga viti 1690, duke e bërë atë një nga fabrikat më të vjetra të birrës në Bavari. Por, në fund të dhjetorit kjo do të marrë fund, pasi fabrika e birrës nga Neu-Ulm nuk do të jetë më në treg.
Bashkëpronarja e fabrikës, Christa Zoller, ka shpjeguar për gazetën “Bild” se konsumi i birrës po bie për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë.
“Ne kemi pasur humbje me biznesin e birrës që dhjetë vjet”, ka thënë Zoller, duke shtuar se prodhimi i birrës tani arrin në 100 mijë litra teksa katër vjet më herët kjo sasi ishte 150 mijë.
Një komplet me 12 shishe birrë Märzen kushton 13.50 euro, por sipas Christa Zoller, kjo nuk mjafton.
“Çmimi duhej të ishte pothuajse dy herë më i lartë, atëherë ne mund të shpenzonim përsëri para për sisteme të reja, por kjo nuk mund të arrihet në treg”, ka thënë ajo, duke shtuar se burokracia “po ua vështirëson jetën” prodhuesve të birrës.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












