Zhvillim
Fabrika më e madhe në rajon po ndërtohet në Kosovë
Investimi më i madh që nga paslufta në industrinë e prodhimit dhe eksportit 100% të të gjithë kapacitetit prodhues përmes teknologjisë ka filluar të marrë formë në Kosovë. Njëherazi, ky investim dhjetra-milionësh, del të jetë projekti më i madh në industrinë e ndërtimeve modulare nga druri për nga kapaciteti prodhues në rajon dhe Evropë, duke u rreshtuar krahas kompanive më me renome botërore.
Krejt kjo, fal guximit dhe vizionit larg-pamës të njërës nga kompanitë më të shquara në trevat shqiptare, BP HOME INVESTMENT dhe Drejtorit Menaxhues z.Mentor Pllana ku përmes projektit për ndërtimin e shtëpive-ndërtimeve modulare nga druri, do të mundësohet eksportimi i mbi 1000 shtëpive në vit, të gatshme për banim me destinacion Evropën dhe Amerikën, shkruan albinfo.ch.
Projekti në fjalë gjendet në dalje të Prishtinës – Komuna e Obiliqit dhe shtrihet në një sipërfaqe toke prej 140.000 m2, dhe përmban dy fabrika me sipërfaqe totale prej 40.000 m2 (20.000 m2 + 20.000 m2) dhe 5.700 m2 zyre/administratë, me ç’rast do të mundësohet punësimi i qindra punëtorëve.
Shtëpitë-ndërtimet modulare nga druri njihen për shpejtësinë dhe cilësinë e ndërtimit, pasiqë të njëjtat ndërtohen në fabrikë dhe montohen në pozicionin final tek vendi i shtëpisë, duke kursyer kohë dhe koston për m2 prej 30-50% të ndërtimit. Fleksibiliteti i projektimit në anën tjetër ofron mundësinë e shfrytëzimit maksimal të hapësirës ku do të montohen shtëpitë, ndërsa ajo që vlen të theksohet është se shtëpitë janë eco-green, shtëpi të mençura dhe në përputhshmëri me kodin e ndërtimit: ZERO-CODE, pasiqë të njëjtat shfrytëzojnë nxehtësinë dhe ftohjen pasive përmes izolimit me standarde të larta që vendoset në to.
Gjithë investimi do të përmbyllet për 8 muaj ndërsa shtëpia e parë do të dalë nga prodhimi në prill/maj 2019.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100













