Maqedonia
Facebook-u burimi nga ku informohen kriminelët për të vjedhur nëpër shtëpi e banesa
Është vërejtur një tendencë rritjeje e grabitjeve nëpër Shkup, veçanërisht në kohët e iftarit”Banesën e kam të siguruar, por përsëri banesa më është thyer dhe plaçkitur, ndërsa pak kohë më parë ma kanë vjedhur edhe baterin e veturës. Janë paraqitur vjedhje të mëdha, të mos guxosh të largohesh jo vetëm nga shtëpia, por edhe nga vetura. Si i hapinë dyertë vetëm se Zoti e din”, thotë S.L., një qytetare viktim e vjedhjeve.
Policia i qetëson qytetarët se po merren masa për prevenim sa më efikas të veprave penale që kanë të bëjnë me vjedhje veanërishtë në këtë periudhë të viti. Nga atje thonë se do ti rrisin patrollimet gjatë kësaj sezone të verës. “Me prezencë të shtuar dhe të vazhdueshme të policisë, me policët e lagjeve dhe me bashkëpunim me bashkësitë lokale, shpresojm që të jemi në shërbim të qytetarëve në këtë periudhë të verës, numri i vjedhjeve nëpër shtëpi dhe banesa sigurishtë se do të zvoglohet”, thonë për Zhurnal, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Përndryshe, në tre mujorin e parë, të këtij viti, janë regjistruar rreth 500 vjedhje. Po vidhet thuaj se në të gjitha lagjet e Shkupit, por më keq sipas statistikave qëndrojnë lagjja Aerodrom, Qendër, ndërsa pas tyre janë lagjet Karposh dhe Çair.
Qytetarët janë tepër të shqetësuar se gjatë kohës kur ndodhen jashtë, grabitësit ua vjedhin stolitë e arit, paratë dhe sendet tjera me vlerë në shtëpi. Gjatë stinës së verës, veçanërishtë gjatë sezonit të pushimeve verore, bulentini ditor i Ministrisë së Punëve të Bredshme (MPB), karakterizohet me informacione që kanë të bëjnë me vjedhje npër shtëpi dhe banesa të qytetarëve. Këtë e thonë edhe statistikat e MPB-së për verën e kaluar, të cilët kanë regjistruar 1200 vepra penale të vjedhjeve, vetëm gjatë muajve qershor-korrik.
Në kohën kur prezenca dhe aktiviteti në rrjetet sociale është gjithnjë e më i madh, njerëzit të cilët edhe publikisht njoftojnë se për një kohë të gjatë nuk do të jenë në shtëpit e tyre, e ‘ndezin’ alarmin te kriminelët. Disa njerëz të cilët edhe vetë kanë qenë të plaçkitur, kanë komentuar duke thënë se është e pamundur që dju dilet përpara kriminelëve të cilët kryejn vjedhje në mënyrë të organizuar dhe se po në të njëjtën mënyrë edhe funksionojnë në qytet.
“Banesën e kam të siguruar, por përsëri banesa më është thyer dhe plaçkitur, ndërsa pak kohë më parë ma kanë vjedhur edhe baterin e veturës. Janë paraqitur vjedhje të mëdha, të mos guxosh të largohesh jo vetëm nga shtëpia, por edhe nga vetura. Si i hapinë dyertë vetëm se Zoti e din”, thotë S.L., një qytetare viktimë e vjedhjeve. Policia i qetëson qytetarët se po merren masa për parandalimin e rasteve të vjedhjeve. Nga atje thonë se do ti rrisin patrollimet gjatë kësaj sezone të verës.
“Me prezencë të shtuar dhe të vazhdueshme të policisë, me policët e lagjeve dhe me bashkëpunim me bashkësitë lokale, shpresojm që të jemi në shërbim të qytetarëve në këtë periudhë të verës, numri i vjedhjeve nëpër shtëpi dhe banesa sigurishtë se do të zvoglohet”, thonë për Zhurnal, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Përndryshe, në tre mujorin e parë, të këtij viti, janë regjistruar rreth 500 vjedhje. Po vidhet thuaj se në të gjitha lagjet e Shkupit, por më keq sipas statistikave qëndrojnë lagjja Aerodrom, Qendër, ndërsa pas tyre janë lagjet Karposh dhe Çair.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse













