Lajme
“Fajësohen” emigrantët për varfërinë e shtuar në Shqipëri
Të varfrit janë shtuar, madje jo vetëm në fshat, por edhe në qytet. Konfirmimi vjen nga anketa e INSTAT-it, realizuar në 6671 familje, në bashkëpunim me Bankën Botërore
Siç raporton gazeta „Shqip“ e Tiranës, të dhënat paraprake të anketës për matjen e nivelit i referohen vitit 2012, nëpërmes matjeve të zhvilluara në muajt shtator-tetor të atij viti.
Anketa realizohet çdo tre vjet dhe në raport me gjetjet e fundit rezulton se kemi një rritje të të varfërve me rreth 13 për qind.
Në total, niveli i varfërisë në vend, sipas anketës së fundit, është 14.3 për qind, nga 12.4 për qind që ishte në anketën e vitit 2008, pra një rritje me më shumë se 28 mijë persona që jetojnë në varfëri, ose me rreth 4800 lekë në muaj.
Kriza globale, duke përfshirë dhe vendet fqinje, si Greqia e Italia, ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh, mendohet se ka ndikuar kryesisht në uljen e transfereve (remitancat) të tyre drejt familjeve në Shqipëri, fenomen i cili, prej vitesh, ka qenë një zbutës i nivelit të varfërisë në Shqipëri, është argumenti i përdorur në raport.
Tjetër veçori është fakti se varfëria nuk është më një çështje rurale, pra nuk gjendet masivisht vetëm në fshat, por edhe në qytet.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











