Kosova
Fajon deklarohet rreth heqjes së vizave
Fajon u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të punojnë ngushtë me ato të BE’së
Eurodeputetja dhe Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka ripërsëritur edhe një herë se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizur lirshëm, duke shtuar se nuk ka ndonjë zhvillim tjetër sa i përket kësaj, por se pret shumë nga Këshilli i Ministrave vitin tjetër.
Fajon në një përgjigje për gazetat kosovare ka thënë se pavarësisht se Kosova i ka përmbushur kriteret, dhe kjo është konfirmuar edhe nga Komisioni Europian, nuk ka pasur ndonjë zhvillim në këtë çështje.
“Fatkeqësisht nuk ka ndonjë zhvillim në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni Europian konfirmoi përmbushjen e kritereve, dhe Parlamenti Europian e ka aprovuar mandatin e tij të negociatave, përsëri në shtator pas zgjedhjeve”, ka thënë ajo.
Mirëpo, Eurodeputetja theksoi se pret që njëjtë si Komisioni Europian dhe Parlamenti, të veprojë edhe Këshilli i Ministrave, dhe që ky proces të ecë tutje.
“Sidoqoftë, ne presim që të njëjtën si KE dhe PE, ta bëjë edhe Këshilli i Ministrave. Por, presim që të ketë zhvillime sa i përket kësaj çështje”, tha Fajon për Metron.
Fajon u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të punojnë ngushtë me ato të BE’së, dhe të ecin në një vijë të njëjtë, në mënyrë që të bëhet progres në çështjen e heqjes së vizave.
Kujtojmë se kosovarët tashmë 10 vite janë në pritje që të lëvizin lirshëm në vendet e Zonës Shengen, sidoqoftë, Qeveritë e njëpasnjëshme të kësaj dekade dështuan t’i bindin plotësisht vendet e BE’së se i kanë plotësuar të gjitha kriteret.
Pavarësisht këtyre dështimeve, liderët e vendit vazhdimisht premtuan se vizat do të hiqen, për periudha të caktuara, por kjo edhe siç dihet nuk ndodhi, përcjellë albinfo.ch.
Madje, ka qenë Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ai i cili disa herë gjatë vitit 2019 premtoi qytetarët e Kosovës se do të lëvizin lirshëm, ndërsa, njëjtë bëri edhe rreth dy ditë më parë, kur tha se në fund të shkurtit, ose fillim të marsit, ky proces do të përfundojë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














