Kosova
Fakulteti Juridik, pjesë e Asociacionit Evropian të Fakulteteve Juridike
Nga janari i vitit 2020, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të jetë pjesë e Asociacionit Evropian të Fakulteteve Juridike (European Law Faculties Associaton).
Sipas njoftimit për media, me rastin e këtij suksesi, presidenti i ELFA-s, Marek Grzybowski, i ka përcjellë mirëseardhjet më të ngrohta për fakultetin.
Pranimin e Fakultetit Juridik në këtë asociacion e ka konfirmuar edhe sekretari i ELFA-s, Milagros Orozco Hermoso, përmes një e-maili drejtuar menaxhmentit të këtij fakulteti.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur të konfirmojmë që Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ është bërë anëtar i asociacionit tonë, zyrtarizmi i të cilit do të bëhet më 1 janar 2020”, tha ai.
Në njoftimin e përcjellë nga Fakulteti Juridik, menaxhmenti i tij ka falënderuar rektoratin e UP-së për mbështetjen e kësaj iniciative, e cila do të krijojë mundësi më të mëdha për fakultetin, profesorët dhe studentët e këtij fakulteti në të ardhmen.
ELFA është themeluar në vitin 1995 në Leuven të Holandës nga rreth 80 fakultete juridike nga vende të ndryshme, ndërsa tani numëron rreth 250 anëtarë. ELFA luan rolin e një forumi ndërkombëtar për diskutim të çështjeve në fushën e edukimit ligjor, si dhe negocion dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me agjenci qeveritare dhe edukative në Evropë dhe më gjerë. Misioni i ELFA-s është që të përfaqësojë dhe të promovojë interesin e anëtarëve të saj në fushën e edukimit dhe hulumtimit ligjor, karshi institucioneve të Unionit Evropian, organizatave ndërkombëtare, si dhe asociacioneve të profesionistëve në fushën e ligjit, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale











