Lajme
Falimentojnë bizneset në Kosovë
Nga 8,826 biznese të regjistruara në Kosovë që nga fillimi i këtij viti, deri më tani janë shuar 934 prej tyre
Mungesa e politikave zhvillimore dhe qasja e kufizuar në financa, vlerësohen të jenë disa nga barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha bizneset dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribuues në falimentimin e shumë ndërmarrjeve.
Nga 8,826 biznese të regjistruara në Kosovë që nga fillimi i këtij viti, deri më tani janë shuar 934 prej tyre. Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Gazmend Mejzini thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i biznese të cilat janë shuar nuk është brengosës, kur kihet parasysh numri i madh i bizneseve të regjistruara.
“Ne nuk i dimë shkaqet e tyre, por një numër prej 934 bizneseve të shuar është numër normal. Këto praktika janë në të gjitha vendet e botës. Duke i krahasuar numrin e bizneseve të regjistruar, mbi 8 mijë, me atë të shuar që është 934 nuk është ndonjë numër shqetësues”, thotë ai.
Numri i bizneseve të shuara, ndërkohë, nga përfaqësues të shoqatave ekonomike vlerësohet të jetë më i lartë. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se numri i bizneseve të shuara në Kosovë nuk është i saktë nga ajo që paraqitet nga institucionet shtetërore për arsye se, siç thekson ai, procedurat e shuarjes së bizneseve janë të vështira.
“Bizneset shuhen realisht por ligjërisht nuk shuhen për shkak se procedurat janë shumë të vështira. Sipas të dhënave të AKB-së, në Kosovë numri i bizneseve të shuara është trefish më i lartë se sa i atyre që paraqiten zyrtarisht në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, shprehet Shahini.
Procedurat e përcaktuara për shuarjen e bizneseve, sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë janë të domosdoshme.
“Procedurat e shuarjes së biznesit janë të qarta dhe të paraqitura edhe në ueb faqen zyrtare. Për të shuar një biznes duhet plotësimi i një formulari, por më e rëndësishmja është që nga biznesi kërkohet një vërtetim nga Administrata Tatimore e Kosovës që biznesi i ka kryer të gjitha obligimet tatimore, dorëzohen në ministri dhe më pas fillon mbyllja e biznesit”, sqaron Gazmend Mjezini, kryeshef i Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve.
Për të ndihmuar bizneset, zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, vazhdimisht kanë deklaruar se kanë bërë reforma të shumta. Reformat e bëra, sipas tyre, kanë qenë eliminimi i lejes, reduktimi i numrit të dokumenteve për eksport. Po ashtu, njëra nga lehtësirat që iu është bërë bizneseve, ka të bëjë edhe me regjistrimin e bizneseve, i cili tani bëhet pa pagesë.
Sidoqoftë, përfaqësues të bizneseve thonë se në mungesë të përkrahjes institucionale, bizneset në Kosovë po shuhen. Sidoqoftë, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, prej vitit 2000 e deri më tani, janë regjistruar mbi 100 mijë biznese private
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












