Lifestyle
Familja e këngëtarit Michael Jacksonit padit HBO
Familja e mbretit të popit, Michael Jackson, ka njoftuar se ka paditur kompaninë HBO për shkak të dokumentarit “Leaving Neverland”, ku thuhet se këngëtari abuzoi seksualisht me dy djem të mitur.
Në padinë prej 53 faqesh, paraqitur në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos, janë kërkuar 100 milionë dollarë shpërblim nga HBO për transmetimin e dokumentarit që ishte premierë në Festivalin e Filmit Sundance këtë vit.
“Michael Jackson është i pafajshëm. Në vitin 2005 ai doli në gjyq dhe u lirua nga akuzat. Dhjetë vjet pas vdekjes së tij ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga suksesi në mbarë botën i Michael dhe pasuria e tij”, theksohet në padi.
Padia pretendon se HBO në vitin 1992 shfaqi një koncert në Bukuresht nga turneu “Dangerous” i Jackson dhe në atë kohë ka nënshkruar një marrëveshje që ndalon transmetimin e materialeve që dëmtojnë reputacionin e Jacksonit.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














