Jeta në Zvicër
Familja kosovare dëbohet në Serbi pas 25 vitesh në Gjermani
Ajo ka thënë për gazetën gjermane se ka frikë të madhe, pasi që në Serbi nuk e ka asnjë të njohur dhe nuk e njeh as gjuhën serbe.
Në natën në mes të mërkurës dhe të enjtes është dëbuar nga qyteti gjerman Twist për në Serbi familja rome kosovare Mehmedi, gjegjësisht kryefamiljarja e saj Sheret Mehmedi dhe pesë fëmijët. Kjo familje jetonte prej 25 vitesh në Gjermani, shkruan “Meppener Zeitung”. Nëna e pesë fëmijëve, e lindur në vitin 1980, jetonte në Gjermani që nga viti 1991, kur kishte ardhur për t`iu bashkuar familjes.
Ajo ka thënë për gazetën gjermane se ka frikë të madhe, pasi që në Serbi nuk e ka asnjë të njohur dhe nuk e njeh as gjuhën serbe.
Ajo thotë se nuk ka punuar asnjëherë pasi që vazhdimisht ka pasur fëmijë të vegjël për të cilët është dashur të kujdesej. Ndërkohë që pritej se më 27 prill do të kishin një intervistë te autoritetet për të huaj, vjen lajmi se familja tashmë ishte dëbuar për në Serbi, transmeton albinfo.ch. Më e keqja është se familja e madhe nuk ka asnjë vend për t`u strehuar atje, nuk e njeh gjuhën dhe po ashtu nuk ka të holla.
Një zëdhënëse e qarkut ku jetonte familja Mehmedi ka thënë për gazetën se zonja në fjalë ka deklaruar se është rome nga Kosova dhe se në Gjermani ka ardhur në vitin 1991. Në vitin 1992 asaj i qe refuzuar kërkesa për azil. Për pasojë, ajo e kishte vendimin për të lëshuar Gjermaninë qysh atëherë. Mirëpo zonja Mehmedi disa herë radhazi ka hyrë në ilegalitet.
Në qark po ashtu thonë se ajo në vitin 1999 sërish ka bërë një kërkesë për azil ndërsa Zyra Federale për Refugjatë ka refuzuar fillimin e një procedure të re të azilit. Herën e fundit ajo ka bërë një kërkesë për azil edhe në vitin 2010, e cila i është hedhur poshtë në mënyrë të plotfuqishme nga zyra në fjalë. Njësoj janë hedhur poshtë edhe kërkesat e azilit për fëmijët e saj. Si përfundim, thotë zëdhënësja, familja Mehmedi plotëson të gjitha kushtet për t`u kthyer.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun Në Corpataux-Magnedens, familjarë, miq dhe artdashës mblidhen për të nderuar një personalitet që jetoi mes pikturës,... -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027











