Shkurt.ch
Familjen kosovare e strehojnë në pishinë
Një familje refugjate nga Kosova, në mungesë të vendeve në shtëpitë e azilit është vendosur nga e hëna në lokalet e një pishine të mbuluar në Freudenberg. Prindërit dhe tre fëmijët e vegjël do të detyrohen që për disa javë të ardhshme të jetojnë në zhveshtoret e pishinës, e cila është mbyllur aktualisht për shkak të pushimeve.
Pasi që autoritetet e qytetit vetëm të premten kishin marrë nga qeveria e qarkut Arnsberg njoftimin për strehim të kësaj familje, atyre nuk u kishte mbetur kohë për të gjetur strehim tjetër për familjen nga Kosova.
“Na është dashur që shumë shpejt të sigurojmë një vendvendosje të përkohshme për familjen refugjate”, thotë kreu i qytetit Freudenberg, Eckhard Günther për dervesten.de. E vetmja godinë që mund të merrej në konsideratë me këtë rast ishte pishina e mbyllur pak kohë më parë, thotë ai.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA
Jeta në Zvicër
-
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar Banka zvicerane UBS po përgatitet të fillojë valën e ardhshme të shkurtimeve të vendeve të punës... -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë










