Kosova
Familjet e shtetasve turq padisin Qeverinë e Kosovës
Lidhur me padinë e familjarëve të gjashtë shtetasve turq ndaj Qeverisë së Kosovës tashmë është në dijeni edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai e ka konfirmuar një gjë të tillë, të premten e kaluar. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës “ka filluar një hetim të brendshëm”, lidhur me këtë çështje
Familjet e gjashtë shtetasve turq, të cilët më 29 mars të këtij viti janë dëbuar nga autoritetet e Kosovës për në Turqi, kanë ngritur padi ndaj Qeverisë së Kosovës, si dhe janë duke përgatitur dosjet për ngritjen edhe të padive të tjera penale.
Lajmin e ka konfirmuar Urim Vokshi, avokati i njërës prej gjashtë familjeve të shtetasve turq të dëbuar nga Kosova.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai ka theksuar se ndërkohë që këta familjarë tashmë kanë ngritur padi dhe ankesë, për siç thotë ai, largimin e jashtëligjshëm të familjarëve të tyre, rastin do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se gjashtë shtetasit turq janë larguar, siç tha ai, sepse nga institucionet përkatëse të Kosovës, në bazë të vendimit zyrtar, janë konsideruar si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Sipas tij, nuk ekzistojnë prova që mbështesin një pretendim të tillë.
Lidhur me padinë e familjarëve të gjashtë shtetasve turq ndaj Qeverisë së Kosovës tashmë është në dijeni edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai e ka konfirmuar një gjë të tillë, të premten e kaluar. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës “ka filluar një hetim të brendshëm”, lidhur me këtë çështje.
Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës me 17 prill pati miratuar një rezolutë për themelimin e një Komisioni hetimor lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Formimi i këtij komisioni ishte propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte përkrahur nga grupet tjera parlamentare.
Por, Driton Selmanaj deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se formimi i Komisionit Hetimor po zvarritet.
Avokati Vokshi ka shprehur besimin se një Komision Hetues i Kuvendit të Kosovës do të mund të bënte punë të mirë për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te dëbimi i gjashtë shtetasve turq.
Pesë prej shtetasve turq të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.
Në ditën e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit patën deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti.
Kryeministri Haradinaj pati liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi. Të dy këta, më pas, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












